34 civilë të vrarë nga sulmet ruse në 24 orët e fundit në rajonin e Kharkiv
Granatimet dhe sulmet ruse ndaj popullatës civile vranë 34 civilë në rajonin lindor të Kharkiv të Ukrainës në 24 orët e fundit midis 2 dhe 3 marsit, thanë të enjten shërbimet e urgjencës, shkruan The Guardian.
Veçmas, Reuters raportoi se guvernatori i rajonit lindor të Donetskut të kontrolluar nga Ukraina tha se qyteti port i Mariupol, një nga objektivat e parë të pushtimit rus, ishte pa furnizime me energji elektrike ose ujë, përcjell Express.