Putini ia bën me dije Macronit se nuk do ta ndalë agresionin, çka i tha në telefon?

437

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez Emmanuel Macron se Rusia do ta çmilitarizojë Ukrainën dhe, siç pretendon ai, do ta bëjë atë neutrale.

Siç raporton BBC, Putin është shprehur se çdo përpjekje e Ukrainës për të vonuar negociatat do të rezultonte vetëm në shtimin e Rusisë në listën e kërkesave të saj, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu, i tha Macron-it se nuk ishte dakord me një fjalim që lideri francez mbajti dje, në të cilin ai e konsideroi presidentin rus përgjegjës për fillimin e luftës. /Lajmi.net/

Comments