SKANDALOZE: Qeveria kërkon para për ushtri, në anën tjetër blen 1 milion euro vepra arti…

418
fresco

Ministri e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ka blerë 1 milion euro vepra arti, shkruan Gazeta Periskopi.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Javëve në vijim do të hapet thirrja publike për blerjen e veprave të artit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë e tyre.

Këtu keni njoftimin e tyre të plotë:

midle

“Mbi 1 milion euro për blerjen e veprave të artit

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës u miratua vendimi për blerjen e veprave të artit. Mbi 1 milion euro do të shpenzohen përgjatë 3 viteve për të blerë vepra të artit dhe për të pasuruar fondin shtetëror të artit.

Ky është një lajm i mirë që vjen pas vështirësive që kemi pasur vitin e kaluar për të sjellur në jetë këtë program. Këmbëngulja jonë që kjo formë e re e vlerësimit dhe mbështetjes së artistëve të dërgohet deri në fund, ka siguruar që programit t’i rritet edhe buxheti por edhe jetëgjatësia.

Programit që ka filluar vitin e kaluar, i kemi shtuar elementin e blerjes së veprave të artistëve të dëshmuar që më nuk janë në mesin tonë. Vepra të panumërta të artistëve të jashtëzakonshëm që gjenden nëpër koleksione private e nuk janë të njohura për publikun, do të kenë mundësinë të ekspozohen para artdashësve nëpërmjet këtij programi.

Themelet e forta janë më të nevojshme se sa ngritja e shpejtë. Javëve në vijim do të hapet thirrja publike për blerjen e veprave të artit. Përgjatë tre viteve do të pasurojmë fondin shtetëror të artit përmes thirrjeve të rregullta publike dhe blerjes direkte”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Rinisë Kulturës dhe Sportit. / PERISKOPI

Comments