Pse nuk u suspenduan eprorët e policisë në veri që morën pjesë në takim me Vuçiqin, flet Mehmeti

301
fresco

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se nuk kanë vendosur për suspendimin e eprorëve të policisë së Kosovës në veri, që morën pjesë në takimin e Këshillit të Sigurisë së Serbisë, krahë presidentit serb Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta Express.

Mehmeti në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje tha se kanë vlerësuar që për të njëjtit fillimisht të bëhet hetim e pastaj të vendoset për masa të tjera.

Për këtë gjë ai tha se këta eprorë i kanë dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës.

“Sa i përket suspendimit të eprorëve të veriut ne kemi vlerësua që ata fillimisht duhet të hetohen e më pas të merren masa. Ndoshta kish mujt me qenë edhe ajo variant që ju po e përmendi. Kish mujt me qenë edhe ndonjë variant tjetër. Ne kemi vlerësuar që ana kanë shkuar dhe kanë bërë vepër penale, ose dyshohet se kanë bërë vepër penale dhe i kemi dërguar në Inspektorat ose të cilat do t’i ndërmerr”, ka thënë ai.

Kjo përgjigje e Mehmetit erdhi pasi deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj e kritikoi atë që nuk mori vendim për suspendimin e menjëhershëm të tyre. /Express/

Comments