Rrihen kolegët mes vete në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar e një person ka raportuar se është sulmuar dhe rrahur nga kolegu i tij në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, hetimet janë në fazën preliminare.
“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën se në rrugën ” Bill Klinton” në Prishtinë, një person është sulmuar dhe kanosur nga kolegu i tij. Aktualisht policia ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat e këtij rasti, me qëllim ndriçimin e plotë të ngjarje”, thuhet nga Policia.