E pëson keq gruaja nga Prishtina, një person kryen blerje 20 mijë euro nga llogaria e saj bankare
Një rast i rëndë i mashtrimit është raportuar të ketë ndodhur para dy ditësh në Prishtinë.
Policia bën të ditur se ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online, shkruan lajmi.net.
Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.
Nuk raportohet për të arrestuar. /Lajmi.net/