Sofja i’a hedhin topin Shkupit: Zgjidhni të ardhmen tuaj!

267

Pasi që Parlamenti Bullgar miratoi të premten një dokument të njohur në opinion si “propozimi francez” për të zhbllokuar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani vendosën “vijat e kuqe” për pranimin e këtij drafti.

Kryeministri i dorëhequr bullgar, Kiril Petkov tha dje se “Shkupi tani duhet të bëj zgjedhjen për të ardhmen e tij”.

Petkov në një intervistë me Radion Kombëtare Bullgare (BNR) theksoi se pasi Bullgaria miratoi propozimin, tani i takon autoriteteve të Shkupit të vendosin për të ardhmen e tyre. “Shkupi tani ka një zgjedhje për të ardhmen e tij, Bullgaria nuk mund të jetë përgjegjëse për të gjithë,” tha Petkov, duke shtuar se duke pranuar “propozimin francez”, Sofja kishte arritur të mbrojë interesat e saj kombëtare.

Sipas tij, nëse Maqedonia e Veriut bie dakord me propozimin e Parisit, do të duhet të përfshijë bullgarët në Kushtetutë përpara se të fillojë procesin e negociatave me BE-në. “Kemi mekanizma të qartë kontrolli për gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin. Kemi përcaktime shumë të qarta të fakteve historike dhe edukimit në shkollat ​​në Maqedoni”, pohoi Petkov.

Comments