Lajçak: Kurrë më shumë s’ka pasë mbështetje për vizat sesa tash
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kurrë s’ka qenë momentum më i favorshëm se tani për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithëse tha se s’mund të japë një datë të caktuar.
Lajçak në një konferencë në Prishtinë tha se këtë çështje e ngre me shtetet anëtare, në dorë të të cilave është marrja e vendimit, sa herë që ka mundësi.
“Kosova e meriton liberalizimin e vizave. E shfrytëzoj çdo mundësi kur flas me shtetet anëtare për të folur për këtë çështje dhe jam plotësisht i vetëdijshëm si përfaqësues i BE-së që e viziton Kosovën rregullisht se sa është e rëndësishme kjo çështje për imazhin dhe kredibilitetin e BE-së”.
“Kurrë s’ka qenë aq e pritshme siç është tash. Po e përsëris, nuk e kam të dre