Gënjeshtra e madhe e komunistëve shqiptarë për 7 prillin (FOTO)

255
fresco

midle
 

GJERGJ THANASI

Më 7 prill 1939 Italia musoliniane me anë të Operacionit OTM (Oltre Mare Tirana- Tirana përtej Detit) sulmoi Mbretërinë e Shqipërisë. Brenda 4 ditësh Shqipëria u pushtua plotësisht, kur me zbarkimin nga ajri të nënreparteve të Regjimetnit elitë “Granadieri di Savoja” u pushtua Kukësi, qendra e Prefekturës së Kosovës. Për të kuptuar më mirë rëndësinë e rezistencës së shkurtër të Shqipërisë ndaj agresionit fashist duhet të bëjmë krahasimin me Jugosllavinë mbretërore, që kapitulloi vetëm pas 11 ditë (6 prill 1941-17 prill 1941) luftimesh kryesisht kundra trupave gjermane. Në prill 1941 Jugosllavia kishte në letër forca të armatosura prej 1 250 000 trupash, me 110 tanke FT 17 të vjetërurara dhe  45 tanke moderne Renault R 35 (baraz me tanket më të mira gjermane Panmzer III dhe superior ndaj tankeve më të mira italiane M 11), artileri, aviacion, flotë etj.

Rezistenca e shqiptarëve ndaj invazionit fashist të 7 prillit, ndonëse nuk ishte e suksesshme në ruajtjen e pavarësisë së vendit, pati rëndësi mjaft të madhe ndërkombëtare për kohën e vet. Shtete të zhvilluara e të mirëarmatosura si Austria dhe Cekosllavakia u pushtuan nga Gjermani hitleriane pa shtënë një pushkë. Rezistenca e armatosur e shqiptarëve u kujtoi disfatistëve europianë një gjuhë të harruar prej tyre, atë të pritjes së agresorit me zjarrin e armëve.

Rrena e madhe e komunistëve shqiptarë

Komunistët shqiptarë nuk patën as kontributin më të vogël në rezistencën e 7 prillit me përjashtim të pjesëmarrjes së Enver Hoxhës në Komitetin e Salutit Publik (Komiteti për mbrojtjen qytetare)  në Korcë me sugjerimin e Qark-komandantit të xhandarmërisë zogiste. Ndërsa forcat e armatosura mbretërore dhe trupat kreshnike (pak a shumë si forca të mbrojtjes territoriale) ishin të angazhuar në luftime me italianët në bregdet, komunistët shqiptarë thyen Burgun e Mbrezhdanit (afër Beratit). Nga burgu krahas komunistëve shqiptarë u arratisën edhe komunistë “shule”, maqedonas bullgarofonë etnikë si edhe komunistë malazezë etnikë përmendim këtu 2 prej tyre, të shpallur më vonë Heronj të Popullit (shqiptar) përkatësisht Vasile Shantojevic dhe Branko Kadijevic (vrakacorrë Shkodre). Për koincidencë familjet e pasardhësve të këtyre komunistëve sllavë por shtetas shqiptarë u sistemuan nga Milloshevici në Kampin e Baballoqit jo larg Gjakovës, në mesin e viteve 90-të të shekullit të kaluar.

Komunistët shqiptarë kryesisht falsifikimn e historisë së rezistencës së 7 prillit 1939 e kryen nëdy aspekte.

Sëpari:

Monarkia zogiste në vite nuk bëri asgjë për të forcuar mbrojtjen e Atdheut.

Së dyti:

Në ditët e fundit para zbarkimit italian dhe gjatë luftimeve për pushtimin e Shqipërisë Mbreti Zog, qeveria dhe forcat e armatosura shqiptare nuk bënë rezistencë, por ose u dorëzuan, ose ia mbathën me paratë e vjedhura nga arka e shtetit ose bashkëpunuan me pushtuesit si kuislingë të tyre

Mbreti dhe qeveria nuk bënë asgjë për ta parandaluar invazionin fashist është një tezë përgjithësisht e pavërtetë. Personalisht Mbreti Zog I për të mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë dhe vetë Fronin Mbretëror bëri cdo përpjekje të mundshme për t’i rrëshqitur “shtrëngimit” mbytës të Italisë fashiste.

Në këtë kontekst kujtojmësesi u përdorën nga Zogu të tilla mjete diplomatike mjetet për neutralizimin e pasojave të rënda gjatë incidentit të qershorit 1934. Ndërsa Marina Mbretërore Italiane për të nënshtruar Mbretin Zog bënte një demostrim detar përballë Durrësit me 40 luftanije nga rimorkiatori deri te karrocata, Mbreti ftoi për vizitë në Durrës një kryqëzor të lehtë dhe një destrojer britanik. Italia menjëherë e largoi flotën dhe njëkohësisht zbuti kërkesat ultimative ndaj Mbretit Zog, kërkesa, që cënonin pavarësinë e Shqipërisë. Për këtë demonstratë navale me qëllim frikësuese duke cituar burimet arkivore italiane vërejmë se kol.Besnard, adjutant i shefit të shtabit të ushtrise franceze Gjen.Gamelain  shkruante: La presenza di “un puisante flotte italienne a Durazzo avait en effet les apparencesd’un manovre d’intimidation destine a forceir la main au gauvernement de Tirana” , il quale era impegnato con “des efforts heroiques pour se debarrasser de l’hegemonie entrangere””.

Fatkeqësisht përpjekjeve të Qeverisë shqiptare për tu afruar me Francën si kundrapeshë ndaj Italisë fashiste, qeveritarët miopë francezë si Dalladier, Leon Blum &Co iu përgjigjën duke i kërkuar Mbretit Zog në këmbim të kredive franceze koncesionet e vajgurit të Devollit, bakrit të Rubikut dhe koncesionin e Limanit të Durrësit, fiks kërkesat e Musolinit  ndaj Zogut në këmbim të kredive të Shoqërisë SVEA për qeverinë shqiptare! Në fund të vitit 1938 qeveritarët e Anglisë dhe Francës nuk u sollën si qeveritarë tëdy fuqive të mëdha me 2 perandoritë koloniale më të mëdha të kohës, por si mikroborgjezë mëndje ngushtë e panikaxhinj. Të frikësuar nga politika agresive e Hitlerit, ata menduan se duke i bërë koncesione pafund Musolinit në Etiopi apo në Shqipëri do ta përdornin Ducen si kundrapeshë ndaj Hitlerit.

Dështuan totalisht përpjekjet e Zogut për të zëvendësuar kreditë italiane për zhvillimin e Shqipërisë dhe mbajtjen në këmbë të administratës shqiptare me kredi të akorduara në kuadrin e Lidhjes së Kombeve. Në arkivat italiane ka dokumente interesante sesi Lidhja e Kombeve i ktheu duarbosh emisarët e mbretit shqiptar përsa i përket kredive të tilla qoftë edhe modeste. Në arkivin italian në fondin: ASMAE Affari politici 1931-1945, Albania Busta 33 kemi një bisedë të zbardhur të Musolinit të datës 12 gusht 1933 me nën/sekretarin e punëve të jashtmë Koch. Në bisedë Musolini informohet me hollësi për përpjekjet e dështuara të palës shqiptare për të siguruar kredi qoftë edhe në shuma të vogla nga Lidhja eKombeve. Ky dështim ishte në vazhdën e dështimeve, që ia bënë të pamundur Mbretit Zog të kishte liri veprimi për të ndaluar ose edhe zvogëluar penetrimin e gjithanshëm të Italisë në Shqipëri.

Për koincidencë pas vizitës në Romë të kryeministrit anglez Cambërlein më 11-4 janar 1939, me urdhër të Qeverisë së Madhërisë së Tij Xhorxhit V këshilltarët ushtarakë anglezë, që stërvisnin xhandarmërinë shqiptare, u larguan nga Shqipëria. Musolini me një general major e me kolonelë anglezë nëpër këmbë do ta kishte thuajse të pamundur të zbarkonte trupat në Shqipëri. Në këtë link ka një filmim interesant të këshilltarit anglez të xhandarmërisë zogiste, gjen/majaor Jocelyn Percy i veshur me uniformë shqiptare: http://ëëë.gettyimages.com/detail/video/neë-buildings-in-albania-major-general-sir-jocelyn-percy-neës-footage/509281463 Ducja në vitin 1939ende i ndruhej fuqisë së Flotës Mbretërore Britanike  marinaNr. 1 në botë si edhe të RAF-it, aviacionit britanik. Greqia e Metaksait dhe Jugosllavia e regjentit,Princit Pavle, ndonëse e kuptonin rrezikun, që do t’i kërcënonte vendet e tyre, nëse Shqipëria pushtohej nga Italia, nuk bënë asgjë për ta kundërshtuar të paktën me presion diplomatik, një zbarkim italian në Shqipëri.

Jugosllavia nëpërmjet bisedimeve Stojadinovic-Ciano (brenda kuadrit të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1937 nga këta dy politikanë)në 18 janar 1939 binte dakord, që tëmos pengonte dhe njihte pushtimin e Shqipërisë nga Italia. Kushti i vetëm jugosllav për një qëndrim të tillë ishte që një pjesë e tokave shqiptare nëveri të Lumit Drin (rreth 1000 km katror sic shkruan Konti Ciano në ditarin e vet), përfshirë qytetin eKukësit t’i cedoheshin Jugosllavisë. Qeveria pasardhëse e kryeministrit Cvetkovic (shkurt 1939 e në vazhdim) e paralizuar nga kërkesat se rrezikshme secesioniste të kroatëve preferoi ta gëlltiste pushtimin e Shqipërisë nga Italia pa asnjë kundërshtim, madje edhe pa marrë shpërblim ca rripa toke shqiptare. Ministri i jashtëm Cincar-Markovic, ndonëse kishte qenë konsull jugosllav në Tiranë dhe e kuptonte rëndësinë e Shqipërisë në skakierën ballkanike, nuk bëri asgjë për ta kundërshtuar një aksion ushtarak italiankundra Tiranës. Mbreti Zog 3 herë rradhazi me shkrim dhe nëpërmjet ambasadorit shqiptar në Beograd kërkoi ndërhyrjen jugosllave për t’ia ndalur dorën Duces.Beogradi i rënë në panik nuk donte ta kuptonte, që pushtimi i Shqipërisë nga Italia përmbyllte rrethimin strategjik të Jugosllavisë me shtete të bushtit apo me satelitët e tyre. Për Paktin Ciano-Stojadinovic në arkivat italiane në DDI serie VIII, Vol. IV ndeshim në informacione të ambasadorit italian në Beograd Indelli-t për pozicionin komod të palës jugosllave përsa i përket mos dhënies ndihmë monarkut shqiptar për të prekur pozitat  e privilegjuara të Italisë në Shqipëri.

Përpjekjet për ta përdorur kartën gjermane në funksion anti italian

Mbreti Zog me martesën, që bëri me konteshën hungareze Apony, Geraldinën e Shqipërisë, ndër të tjera synonte edhe një afrim me Hungarinë dhe Gjermaninë, e cila pas bashkimit me Austrinë normalisht trashëgonte gjithë ambiciet dhe “hipotekat” e kësaj të fundit në Gadishullin e Ballkanit.Italianët i ruheshin një ndërhyrje të Hitlerit në favor të Shqipërisë, madje edhe një penetrimi sado minimal gjerman në Shqipëri, prandaj dhe ndër të tjera me agjenturën e tyre në Shqipëri, mbanin në mbikqyrje sekretarin Von Schleiger të Legatës gjermane në Tiranë.Ky sekretar, austriak etnik me një përvojë 20 vjecare në Shqipëri, ishte një burim i shkëlqyer informacioni si për Vilhelm Strasse-n (Ministrinë e Jashtme Gjermane) ashtu edhe për Princ Albert Strasse-n, selinë e Gestapo-s në Berlin. Në shkresat e prefektëve të ministrit Juka ka info interesante, sesi spiunët e zyrës sekrete në vartësi të Jukës mbanin nën mbikqyrje spiunët italianë, që monitoronin veprimtarinë e diplomatit Von Schleiger në Tiranë! Për arsye shtetërore Kancelari Hitler në këmbim të mosndërhyrjes italiane për bashkimin e Austrisë me Gjermaninë me zemër të thyer i la Duces dorë të lirë në Shqipëri.

Mbreti Zog për të thyer rrethimin diplomatik, që i kishte bërë Italia, ndërmori një hap të guximshëm. Ai rivendosi madje edhe marrëdhëniet diplomatike (1938) me Bashkimin Sovjetik, ndërsa i arrestonte me dyzina komunistët shqiptarë.

Demarshet diplomatike shqiptare pranë Amerikës ende izolacioniste vazhduan deri në 5 prill 1939. Ambasadori amerikan në Tiranë H. Grant informoi zyrtarisht si Kryeministrin K.Kota edhe Mbretin Zog se ishte i autorizuar nga Sekretari i Shtetit C. Hull që të deklaronte se SHBA-ja nuk do njohë asnjë prishje të status quo-s ekzistente me forcën e armëve, pra as një pushtim të mundshëm të Shqipërisë nga Italia. Ambasadori ishte i autorizuar t’i ofronte Mbretëreshës Geraldinë dhe princit të porsalindur azil në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Me urdhër të eprorëve të tij ambasadori Grant do të vazhdonte të kryente veprimtarinë e zakonshme diplomatike edhe pas një pushtimi të mundshëm të Shqipërisë (pra de jure do të vazhdonte ta quante Shqipërinë si vend sovran), derisa të dëbohej nga Tirana me urdhër të autoriteteve të pushtuesve. Ky reagim amerikan shërbente për të krijuar premisa për një restaurim të pavarësisë e Shqipërisë në të ardhmen, por nuk ofronte asnjë ndihmë konkrete për një rezistencë të mundshme gjatë zbarkimit të trupave italiane.

Në pranverën e vitit 1939 Mbretëria e Shqipërisë dhe Mbreti Zog gjendeshin totalisht vetëm para një Duceje sa të ekzaltuar aq edhe të xhelozuar nga pushtimi prej trupave gjermane i Cekosllovakisë së mbetur pas Marrëveshjes së Mynihut.

Italianët në vjeshtën e viti 1938 e kishin kuptuar se Mbreti Zog dhe qeveria Kotado kundërshtonin fuqimisht një protektorat të hapët italian mbi Shqipërinë të shoqëruar me vendosje forcash ushtarake italiane në territorin shqiptar. Për të eliminuar këtë pengesë të fundit për gllabërimin e Shqipërisë me urdhër të Ministrit të jashtëm Ciano, njëkohësisht dhëndërr i Duces, Francesco Jacomoni shef i Legatës Italiane në Tiranë në bashkëpunim me kol. Gabrielle, atasheu ushtarak italian në Tiranë dhe konsullin Meloni (faktikisht vartës i gjen. Cesare Ame shef i SIM-it, Zbulimi Ushtarak italian) në dhjetor 1938-janar 1939 u përpoqën duke paguar shumë pare të organizonin vrasjen e Mbretit Zog duke përdorur edhe deputetin shqiptar Jak Koci.

Pikërisht ky fakt tregon se Ahmet Zogu Mbret i Shqiptarëve nuk ia kishte shitur Shqipërinë Italisë, sepse thjesht e donte të mbretëronte vetë. Nëse Zogu do e kishte shitur Shqipërinë, nuk kishte asnjë arsye që italianët të komplotonin për t’a vrarë. Ata thjesht do të merrnin në dorëzim “mallin”-Shqipërinë e shitur! Reagimi i Zogut duke goditur një pjesë të njerëzve të italianve në nivele të larta në Shqipëri nga Tefik Mborja në Korcë (më vonë federal i fashizmit) te Jak Koci nëparlament, madje duke arrestuar edhe Xhovani Xhiron (Giovanni Giro) eksponent i lartë fashist Italian. Xhiro zyrtarisht ishte në Shqipëri për organizmin e rinisë shqiptare në formën e një bicm bojskautizmi alla italiana. Faktikisht  Xh. Xhiro kishte për detyrë të organizonte vrasjen e Zogut dhe turbullira të brendshme për të legalizuar pushtimin fashist si një ndihmë e “motrës” së madhe Itali për “motrën” e vogël Shqipëri për të shpëtuar nga anarkia dhe keqqeverisja e monarkisë zogiste.

Në pjesën e dytë të shkrimit tonë do të trjatojmë përgatitjet ushtarake të Shqipërisë para agresionit dhe aspekte të rezistencës shqiptare në dhe pas 7 prillit 1939.

Kryqëzori italian Fiume, traversë Kepit te Palit në qershor 1934, gjatë demonstratës kërcënuese navale të luftanijes italiane në Gjirin e Durrësit.

Kryeministri Jugosllav Stojadinovic duke e përcjellë Ministrin e Jashtëm italian, Kontin Ciano në stacionin hekurudhor Beograd, janar 1939.

Këto foto tregojnë medalje italiane të prodhura për të përkujtuar pushtimin e Shqipërisë-Operazione OMT (Oltre Mare Tirana).

 

Comments