Takimi i Osmanit me Scholz: Në foton e përbashkët i pranishëm edhe Klitschko

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar dje me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave që po mbahet në Potsdam të Gjermanisë.
E në një foto të përbashkët të realizuar atje, shihet edhe ish-kampioni i peshave të rënda në boks, ukrainasi Ëladimir Klitschko, shkruan lajmi.net.

Ndryshe, presidentja Osmani dje njoftoi për takimin me kancelarin gjerman.
Ajo në një postim në Facebook tha se tema kryesore e takimit ishte liberalizimi i vizave dhe finalizimi sa më i shpejtë i këtij procesi. /Lajmi.net/s