Vuçiqi i kundërpërgjigjet Sveçlës: Mirë po iu shkojnë reduktimet me rrymë

289
fresco

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është kundërpërgjigjur ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës, pasi ky i fundit ka thënë se Serbinë nuk e presin ditë të lehta.
Vuçiq është tallur me krizën energjetike në të cilën ndodhet Kosova për t’iu kundërpërgjigjur kreut të MPB-së, raportojnë mediat serbe.

Kreu i shtetit serb është përgjigjur me ironi duke thënë se “i vjen mirë që kanë ditë të lehta përpara, sidomos me ndërprerjet e energjisë elektrike”.

“Po funksionon shkelqyeshëm për ta me mungesa të energjisë dhe është shumë e lehtë dhe e këndshme për ta.”, ka thënë ndër të tjera ai.

Comments