Ishin duke punuar në ara me traktor, humb jetën aksidentalisht 8-vjeçari në Prizren
Një 8-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht dje në Prizren, deri sa ishte duke punuar në ara së bashku me të dyshuarin 11-vjeçar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ato mjekësore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion.
I dyshuari (viti i lindjes 2011) është duke marrë tretman mjekësor.
Rastom dje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili po ashtu ka qartësuar se fëmijët ishin familjarë.
“Në fshatin Romajë, sot rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori. Rasti ka ndodhur kur fëmija 11-vjeçar ka qenë duke e punuar arën, ndërkohë që aksidentalisht fëmija 8-vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”, ka Bytyqi. /Lajmi.net/

