Reagimi i pamatur i Gërvallës për raketat në Poloni, ngjall debat
Analisti politik Ilir Ibrahimi ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, për sulmet me raketa në Poloni, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është argumenti i Platonit se dy budallenj e mundin një të mençur.
Postimi i tij i plotë:
Qe argumenti i Platonit se dy budallë e mujnë një të mençëm. Rezultati s’ka si mos jetë më i qartë!
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë, duke lënë të vrarë dy persona.
Gërvalla me një postim në Tëitter i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë më e vendosur për ta ndalur presidentin rus, Vladimir Putin përpara se ta sjell luftën në tërë kontinentin.
“Të pikëlluar nga humbja e dy jetëve në Poloni, të cilët janë goditur nga raketat ruse. Jemi me familjet e tyre, Kosova qëndron krah Polonisë kundër regjimit të Putin. BE duhet të veprojë më vendomërisht për ta ndalur Putinin, përpara se ai dhe instrumentet e tij të sjellin luftën në tërë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla.
Kujtojmë që para pak çastesh dy raketa ruse përfunduan brenda Polonisë, shtet anëtar i NATO’s, ku nga shpërthimi i tyre humbën jetën dy persona.
Në anën tjetër, kryeministri polak ka thirrur për takim urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke mos specifikuar natyrën e këtij takimi.
E lidhur me këto raketa ruse kanë reaguar edhe shtetet tjera fqinje si Estonia, që tha se veprime të tilla janë për t’u brengosur.
Sot ushtria ruse ka kryer një sërë sulmesh me raketa mbi qytetet e Ukrainës, ku sipas ukrainase janë shkrepur mbi 100 raketa, duke goditur kështu infrastrukturën energjetike, ku si pasojë miliona shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

