Polonia dhe NATO nuk fajësojnë Rusinë për sulmin me raketa

238
fresco

Liderët e vendeve të NATO-s po mbajnë një takim urgjent për t’iu përgjigjur sulmit me raketa në një fermë në Poloni ditën e djeshme. Deri më tani, aleanca ushtarake perëndimore dhe vetë qeveria polake, kanë shmangur fajësimin e Rusisë, sipas BBC.

Si shefi i NATO-s ashtu edhe presidenti polak e kanë quajtur sulmin që vrau dy persona, një “incident tragjik”. Kjo është në përputhje me një qëndrim të mëparshëm nga presidenti amerikan Joe Biden.

Gjithashtu kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se ishte e rëndësishme të vërtetoheshin faktet e asaj që ndodhi. /Abcnews.al

Comments