Ulja e pagave, gjykatat deri më 8 dhjetor do t’i kryejnë vetëm këto shërbime

211

Çështjet e dhunës në familje, të sigurimit të kërkesëpadisë dhe të gjitha shërbimet administrative janë disa nga shërbimet kryesore të cilat do të kryhen nga ana e gjykatave në nivel vendi.
Kjo, pasi që Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim që të reduktojë punët nëpër gjykata, si formë rrevolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave në sistëmin e drejtësisë.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, në një përgjigje përmes e-mailit për lajmi.net ka konfirmuar se mbarë shërbimet administrative, shqyrtimi i rasteve me paraburgim, i të pandehurve me çrregullime mendore janë disa nga shërbimet që do të kryhen nga gjykatat nëpër Kosovë.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prizren, referuar vendimit të KGJK-së, nr. 445/22 të datës 24.11.2022, 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑙𝑖𝑠𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒𝑠𝑒𝑛𝑐𝑖𝑎𝑙𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑟𝑦ℎ𝑒𝑛 𝑛𝑒̈ 𝐺𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡𝑎 𝑛𝑔𝑎 𝑠𝑜𝑡 (24.11.2022) 𝑑𝑒𝑟𝑖 𝑚𝑒̈ 𝑑𝑎𝑡𝑒̈𝑛 08.12.2022”, njofton Lekaj.

Lista e shërbimeve esenciale që kryhen nga gjykatat:

𝑻𝒆̈ 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒐𝒉𝒆𝒏 𝒅𝒉𝒆 𝒎𝒃𝒂𝒉𝒆𝒏 𝒔𝒆𝒂𝒏𝒄𝒂𝒕 𝒍𝒊𝒅𝒉𝒖𝒓 𝒎𝒆 𝒎𝒂𝒔𝒂𝒕 𝒑𝒆̈𝒓 𝒔𝒊𝒈𝒖𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒂𝒏𝒅𝒆𝒉𝒖𝒓𝒗𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒆̈, 𝒔𝒉𝒒𝒚𝒓𝒕𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒑𝒆̈𝒓 𝒓𝒂𝒔𝒕𝒆𝒕 𝒎𝒆 𝒑𝒂𝒓𝒂𝒃𝒖𝒓𝒈𝒊𝒎, 𝒅𝒉𝒆 𝒓𝒂𝒔𝒕𝒆𝒕 𝒒𝒆̈ 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒃𝒆̈𝒋𝒏𝒆̈ 𝒎𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒂𝒏𝒅𝒆𝒉𝒖𝒓𝒊𝒕 𝒎𝒆 𝒄̧ ’𝒓𝒓𝒆𝒈𝒖𝒍𝒍𝒊𝒎𝒆 𝒎𝒆𝒏𝒅𝒐𝒓𝒆;
𝑻𝒓𝒂𝒋𝒕𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝒌𝒆̈𝒓𝒌𝒆𝒔𝒂𝒗𝒆 𝒑𝒆̈𝒓 𝒔𝒆𝒌𝒖𝒆𝒔𝒕𝒓𝒊𝒎 𝒅𝒉𝒆 𝒎𝒂𝒔𝒂𝒕 𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒌𝒐𝒉𝒔𝒉𝒎𝒆;
𝑬𝒌𝒛𝒆𝒌𝒖𝒕𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝒗𝒆𝒏𝒅𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑𝒆𝒏𝒂𝒍𝒆;
𝑪̧𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆𝒕 𝒆 𝒅𝒉𝒖𝒏𝒆̈𝒔 𝒏𝒆̈ 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒆 (𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒂 𝒇𝒖𝒔𝒉𝒂𝒕);
𝑪̧𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆𝒕 𝒆 𝒔𝒊𝒈𝒖𝒓𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒆̈𝒓𝒌𝒆𝒔𝒆̈𝒑𝒂𝒅𝒊𝒔𝒆̈ (𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒂 𝒇𝒖𝒔𝒉𝒂𝒕);
𝑷𝒆̈𝒓𝒎𝒃𝒂𝒓𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝒗𝒆𝒏𝒅𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑𝒆̈𝒓 𝒓𝒂𝒔𝒕𝒆𝒕 𝒆 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒇𝒆̈𝒎𝒊𝒋𝒆̈𝒔, 𝒓𝒆𝒂𝒍𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒂𝒌𝒕𝒊𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝒂𝒍𝒊𝒎𝒆𝒏𝒕𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏𝒊𝒕, 𝒔𝒊 𝒅𝒉𝒆 𝒓𝒂𝒔𝒕𝒆𝒕 𝒆 𝒕𝒋𝒆𝒓𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒄̧𝒇𝒂𝒓𝒆̈𝒅𝒐 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒆 𝒌𝒖𝒓 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒚𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒊𝒏𝒕𝒆𝒓𝒆𝒔𝒊 𝒊 𝒇𝒆̈𝒎𝒊𝒋𝒆̈𝒔;
𝑷𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒂𝒕 𝒑𝒆̈𝒓 𝒅𝒆̈𝒓𝒈𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒑𝒆𝒓𝒔𝒐𝒏𝒂𝒗𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒓𝒆𝒉𝒂𝒃𝒊𝒍𝒊𝒕𝒊𝒎 (𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒂 𝒇𝒖𝒔𝒉𝒂𝒕);
𝑻𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒂 𝒔𝒉𝒆̈𝒓𝒃𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒂𝒅𝒎𝒊𝒏𝒊𝒔𝒕𝒓𝒂𝒕𝒊𝒗𝒆.

Comments