Kurti nevojtar ndaj opozitës për dialogun: Unë as nuk mundem pa juve, e as nuk duhet pa juve

168

Kryeministri Albin Kurti teksa ka folur për dialogun, i është drejtuar opozitës se nuk mund të vazhdojë në këtë proces pa mbështetjen e tyre, transmeton Periskopi.

‘’ Unë as nuk mundem pa juve, e as nuk duhet pa juve. Pse e keni kryeministrin në parlament ma shumë se shumë deputet. Shumë vijnë ma rrallë se unë.’’, tha Kurti.

”Qeveria ka nevojë dhe nuk ka si t’ia del dot pa Kuvendin, ne kemi nevojë për mbështetjen e juaj, ju keni nevojë për njoftimin tonë, por që të gjithë bashkë kemi nevojë për diskutim, dhe unë jam i gatshëm ta bëj këtë, edhe në seancë plenare, edhe në takime me liderët, për shkak se nuk dua të eci vetëm”.

”Ty ky Kuvend a di kur të vyn, veç kur vjen ngusht”. Qasjen ndryshoje, fokusi të mos jetë në elemente të vgola, por duhet me u kthy me kokëulur.”, ia ktheu Besnik Tahiri i AAK’së.

Albin Kurti teksa ka folur fillimisht për marrëveshjen e targave, duke thënë se ka ndryshim deklarate të Borrellit, jo marrëveshje.

‘’Të hënë në mbrëmjë mua më është ofruar një dokument që ka pasë 95 fjalë dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund dhe nuk i referohen propozimit, përveç çështjes së targave te cështja e këtij propozimi. Kjo që u dakorduam mbrëmë i ka 194 fjalë. Ata që thonë ajo që është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën, nuk e dinë cka po flasin. Është dyfish tekst më shumë se të hënën. Nuk është marrëveshje, por dakoordim. Ajo cka është bërë mbrëmë është ndërruar deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, por Borrelli deklaratë. Marrëveshje e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targa. Nuk do bëjmë gjobitje për targa KM, por do i japim hapësirë negocimit evropian.’’/PERISKOPI/

Comments