Chollet: Kosova ta formojë Asociacionin

219
fresco

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Kështu tha ai gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë.

Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen urgjentisht, me ndërmjetësimin e BE’së, të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. SHBA e mbështet plotësisht dialogun dhe arsyeja pse erdhëm sot këtu është ta tregojmë këtë mbështetje . Po ashtu jemi në kontakte të ngushta me kolegët tanë europianë”.

Chollet tha se SHBA-ja beson se dialogu është mjeti më i mirë për Kosovën për ta siguruar të ardhmen e saj të plotë evropiane dhe euroatlantike.

“Unë nesër do të jem në Beograd. Ne besojmë se ky dialog është mjeti më i mirë për të ardhmen europiane dhe euroatlantike . Ne presim nga Kosova që ti përmbush të gjitha zotimet e dialogut që përfshin krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe . Mendojmë se kjo është në pajtim me Kushtetutën, vendimin e Gjykatës kushtetuese të vitit 2015. Ngjarjet e fundit e kanë nënvizuar themelimin e tij”.

Comments