Haxhiu akuzon VV-në se bëri presion mbi deputetët për të votuar kundër TRUST-it

180
fresco

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje votoi kundër tërheqjes së 30% nga Trust-i pensional.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka konsideruar si të turpshëm votimin e VV-së kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se edhe më i turpshëm se votimi kundër është presioni i Lëvizjes Vetëvendosje mbi deputetët në Kuvendin e Kosovës.

“Edhe më turpërues për demokracinë presioni i LVV-së mbi deputetët nga hapësira e sallës së Kuvendit, nga zona dedikuar për mysafirë nga persona N.N. të LVV-së vetëm e vetëm për ta kundërshtuar kërkesën e qytetarëve”, ka deklaruar Haxhiu duke i bashkangjitur postimit edhe një foto.

Ai ka thënë se mobilizimi i pozitës kundër vullnetit të qytetarëve, ishte për keqardhje deri në servilosje e përdhosje të dinjitetit të deputetit.

Postimi i plotë:

I turpshëm votimi i VV- së kundër tërheqjes së 30 perqind të Trustit.

Edhe më turpërues për demokracinë presioni i LVV-së mbi deputetët nga hapësira e sallës së Kuvendit , nga zona dedikuar për mysafirë nga përsona N.N. të LVV-së vetëm e vetëm për ta kundërshtuar kërkesën e qytetarēve.

Mobilizimi i pozitës kundër vullnetit të qytetarëve, ishte për keqardhje deri në servilosje e perdhosje të dinjitetit të deputetit.

Comments