Lajçak: Diskutuam propozimin për normalizimin e marrëdhënieve

205

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit me emisarët ndërkombëtar me kryeministrin, Albin Kurti.

Lajçak ka deklaruar se qëllimi ishte diskutimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi i takimit ishte të diskutojmë propozimin për normalizim që ia kemi paraqitur në shtator e më pas në dhjetor. Kemi më shumë se dy orë në takim që do të thotë se takimi nuk ishte i lehtë, ishte i gjatë, por shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd. Nuk mund të them shumë”, u shpreh ai para gazetarëve pas takimit në Qeveri.

Më tej, Lajçaku deklaori se ka pritur mirëkuptim më të mirë të mundësisë që e jep ky propozim.

“Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron ky propozim. Shpresoj të arrijmë aty dhe të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi”.

Comments