Lajçak publikon foton e darkës me Kurtin dhe Bislimin: U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen

179

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka lëshuar një cicërimë para pak minutash në Twitterin e tij, pasi zbarkoi në Prishtinë, raporton Paparaci.

Ai publikoi një fotografi të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, në një darkë pune të zhvilluar sonte.

Megjithatë, ai shtoi se bashkë ranë dakord që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë

“Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministri Besnik Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Lajçak.

“Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.

Comments