Tetovë: Një djalë denoncon në polici: E dashura tentoi të më shkel me veturë

298
fresco

SPB-Tetovë njofton se në orët e para të ditës së sotme një 27-vjeçar nga Tetova ka raportuar në polici se ish e dashura e tij ka aksidentuar veturën që ai po e drejtonte. Nga MPB thonë se rasti në fjalë tashmë është dokumentuar. Njëzet e shtatë vjeçari D.M. nga Tetova, mbrëmë (27-janar) në ora 03:30, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 02:20 në rrugën “141” në Tetovë është aksidentuar nga automjeti tip “Alfa Romeo” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 26-vjeçarja A.M. me të cilën ishin në një lidhje një kohë të gjatë. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.”, thonë nga SPB-Tetovë.

Comments