Takimi Kurti – Lajcak, përfshihet edhe Ambasadori amerikan

252
fresco

Në takimin e Kryeministrit Kurti me Emisarin evropian, Miroslav Lajcak, ka shkuar edhe Ambasadori amerikan në Prishtinë.

Para rreth një ore ka nisur takimi mes Kryeministrit Kurti, që shoqërohet nga zvendësi i tij, Besnik Bislimi dhe Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak.

Në këtë takim, si drekë pune, po merr pjesë edhe diplomati amerikan në në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ky është një nga takimet e shpeshtuara së fundmi mes Kurtit dhe diplomatëve perëndimorë. Ai po mbahet në një nga restorantet e kryeqytetit.

Zyrtarët e lartë evropianë dhe amerikanë janë angazhuar për ta bindur Kryeministrin Kurti ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Përveç Asociacionit, takimet e javëve dhe muajve të fundit kanë pasur temë kryesore propozimin evropian, që në masë njihet si plani franko-gjerman, për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. /Express/

Comments