Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për t’i nderuar viktimat e tërmetit në Turqi e Siri

200
fresco

Kuvendi i Kosovës, seancën e sotme, e ka nisur me një minutë heshtje për t’i nderuar viktimat e tërmetit në Turqi e Siri.

Një gjë e tillë u propozuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, iu shprehim ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre. U prehshin në paqe, të gjithë ata që ndërruan jetë”, tha Konjufca.

Comments