“Nuk ke të drejtë me fol…”, përplasje në Kuvend në mes Musliut dhe Muratit

249
fresco

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Saktësisht kjo përplasje ishte në mes opozitës dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, në momentin kur këtij të fundi ti është dhënë fjala në Kuvend.

Pasi ministri Murati gjatë seancës plenare mori fjalën për të folur në lidhje me zhvillimin ekonomik ka hasur në reagimin e opozitës, të cilët theksuan se është jashtë rregullores së punës së Kuvendit.

“Mund të qetësohet deputeti problematik…”, tha ai, pas reagimit të opozitës.

Në atë moment, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i largoi mikrofonin ndërsa i tha se “ti s’ki të drejtë me fol se je jashtë rregullores”.

“Kërkoj ndjesë në emër të deputetëve që e prishin seancën edhe pse nuk jam vet deputet”, shtoi Murati.

Pas kësaj ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili kërkoi nga ministri Murati që të ulet pasi sipas rregullores së re nuk i takon në atë rast e drejta e fjalës.

“Zotëri Murati nëse ka mundësi të uleni se me rregulloren e re ashtu qenka”….tha Konjufca./Lajmi.net/

Comments