Shkelet për vdekje një këmbësore në Prizren

215
fresco

Një këmbësore është shkelur për vdekje nga një veturë dje në Prizren.

Policia thotë se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia dhe shoferi i veturës është arrestuar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Prizren. 28.02.2023-18:55.I dyshuari mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditë viktimën femër kosovare (këmbësore). Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i dyshuari arrestohet dhe shkon në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML.

Comments