Masakra në Paskuqan/ Identifikohen dy viktimat, burri vrau gruan dhe kunatën. Ja çfarë thonë familjarët

348
fresco

Janë identifikuar dy viktimat e krimit që tronditi Tiranën mesditën e sotme.

Alketa Hysa, 36 vjeçe, ish-bashkëshortja e Ramazan Kutës një nga viktimat e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në kryeqytet.

Plumbat e kallashnikovit të Ramazanit i kanë marrë jetën edhe Etleva Kurtit, motra e Alketës.

Ramazani dhe Alketa ishin ndarë prej disa kohësh për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin.

Për Ora News foli dhe e afërmja e viktimave.

“Që në dasëm dyshoja se autori kishte probleme, u hiqte dru gjithë familjes”, u shpreh ajo.

Comments