“Kthehen” mostrat e Astrit Deharit, Kica-Xhelili: Kjo nuk është shokuese, është terror serik mbi drejtësinë

270
fresco

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas raportimeve të djeshme që janë gjetur mostrat e Astrit Deharit.

Ajo ka thënë se ministrja e Drejtësisë nuk ka kredibilitet më, duke shtuar se drejtësia sot është marrë nën patronazh individësh.

“Këtë vend po e vrasin në mënyrë serike, pa dallim. Po e vrasin, po e përdhunojnë çdo dozë njerzillëku, e në fund s’po e lënë as të qaj. Për më keq, janë përfshirë emocionet e një familjeje që këtë dhimbje borxh askujt s’ia patën. Emocione që janë përdorur e keqpërdorur. Përdoren e keqpërdoren” ka thënë mes të tjerash Kica-Xhelili.

Comments