22 vite nga rënia e luftëtarit të lirisë Qemal Shaqiri

151
fresco

Sot bëhen 22 vite nga rënia heroike e luftëtarit të lirisë Qemal Shaqiri.

Qemal Shaqiri ju kishte bashkuar forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia, gjatë viteve 2000. Qemali lindi më 05.11.1975 në fshatin Nikushtak vendi ku njihet si vend i trimave.

Shkollen fillore e kreu në vendlindje . Qemali ishte sportist i mirë dhe djalosh energjik që ushtronte sportin e karates. Kishte kryer shërbimin ushtarak në Maqedoni,Tetovë.Ai ishte profesionalizuar ushtarakisht dhe teknikisht ,kishte pregaditje morale dhe fizike.Rrethanat në të cilat u rrit i diktuan që të frymzohej me ndjenja të larta atdhedashurie.Kur filloj lufta në Kosovë , gjithnjë mendonte se si t’u shkonte në ndihmë kosovarve.

midle

Qemali ishte njëri nga aktivistet e parë të Hasanbegut që u inkuadrua në radhet e UCK-së.Ka bëre bartjen e materjaleve të nevojshme per luftë nga Shqipëria në Kosovë dhe Kërcovë. Qemali mori pjesë në shumë beteja të drejtpërdrejta.

Ai me bashkluftarët e tij mori pjesë në luftimet në fshatin Matec dhe Malin ku u përball me armikun e pa besë.Aksionet që i kryente Ushtria jonë heroike me sukses Qemali ishte ndër të parët. Qemal Shaqiri ra me pushkë në dorë më 16 mars të vitit 2001 në fshatin Malinë , për ta ndricuar dhe zbukuruar Malinën dhe gjithë Shqiptarinë.

Varroset me lavdi dhe krenari ushtarake , dhe i la të gjithë duke folur per moralin e tij , nderin , trimërinë dhe shkathtësite e tij luftarake ./Faktiditor.ch/

Comments