PDK del me video për “sukseset” e Kurtit në dy vjet qeverisje

261

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar një video përmes të cilës e ka kritikuar qeverisjen dy vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi ka shkruar se këto dy vite të Kurit kanë qenë dy vjet me arsyetime dhe dy vjet me dështime, raporton Express.

“”Sukseset” e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje.

Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime!”, ka shkruar Krasniqi.

Në video me ironi përmenden ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë qeverisjes së Kurtit duke nisur nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, skandali me Ambasadorin Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër dhe pranimi i Kurtit për ta themeluar Asociacionin dhe të tjera./Express/

Comments