Real Madridi fiton sërish ndaj Chelseat dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

331
fresco

Real Madridi ka kaluar pa ndonjë problem në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi e ka eliminuar Chelsean në fazën çerekfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 0:2.

Me të njëjtin rezultat “Los Blancos” kishin triumfuar edhe në ndeshjen e parë, për të kaluar kështu në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4:0.

Për skuadrën e Carlo Ancelotti sonte të dy golat e fitores u shënuan nga Rodrygo, në minutat 58 dhe 80.

Real Madridi në gjysmëfinale do të takohet me fituesin mes Bayern Munichit dhe Manchester Cityt.

Ndeshja e parë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave u fitua nga “Qytetarët” me rezultatin 3:0. Ndeshja e dytë do të zhvillohet nesër mbrëma. /Gazeta Express/

Comments