Haradinaj: Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, ranë së bashku për ta dëshmuar dhe lartësuar një komb dhe një atdhe

166
fresco

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar figurat emblematike të lirisë sonë, Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Mala.
Haradinaj tha se Figura e Gjeneral Major Ilir Konushevcit është një prej më të rëndësishmëve në themelimin dhe ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot nderuam figurat emblematike të lirisë sonë, Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Mala.Figura e Gjeneral Major Ilir Konushevcit është një prej më të rëndësishmëve në themelimin dhe ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq rënia e tij si fundament i shtetit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai është modeli i një studenti që u kthye në arterie të furnizimit me armatim në luftën për liri dhe shembulli më i mirë se si një djalë i ri në rrethana shumë të vështira u rreshtua drejt në mbrojtje të atdheut’’, është shprehur Haradinaj.

Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, ranë së bashku për ta dëshmuar dhe lartësuar një komb dhe një atdhe, ka shtuar më tutje Haradinaj./Lajmi.net/

Comments