Vidhen 18 radiatorë nga një shkollë në Skënderaj

249
fresco

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një shkollë në Skenderaj.
Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit është është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në Shkollën Fillore të një fshati të Skenderajt dhe me forcë kanë hapur depon e kësaj shkolle dhe kanë vjedhur 18 radiatorë.

Rasti raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 07:00 të mëngjesit.

”Skenderaj 08.05.2023 – 07:00. Është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në Shkollën Fillore të një fshati të Skenderajt dhe me forcë kanë hapur depon e kësaj shkolle dhe kanë vjedhur 18 radiatorë.” thuhet në raportin policor.

Lidhur me këtë rast me urdhër te prokurorit iniciohet rasti si më lartë dhe mbetet duke u hetuar./Lajmi.net/

Comments