Shqipëria zgjedh kryebashkiakët e rinj! Pjesëmarrje e ulët në votime dhe probleme teknike
Shqipëria zgjedh sot kryebashkiakët për 61 bashki të vendit me në garë 144 kandidatë. 5213 qendra votimi janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Deri më tani është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime, ndërsa janë shfaqur gjithashtu probleme teknike në disa qendra votimi.
Në 3 bashki të rëndësishme si Elbasani e Kamza dhe Vora , jo vetëm identifikimi, por edhe votimi dhe numërimi i votave, do të jetë elektronik.

