Publikoi në “TikTok” pamje nga Gjinekologjia, anesteziologu nga Tetova pranon akuzat

197
fresco

Në Gjykatën Themelore Penale në Tetovë ka nisur gjykimi ndaj anesteziologut Valton Dervishi, përcjell TV21. I njëjti akuzohet për punë të pandërgjegjshme dhe xhirim të paautorizuar.

midle

Në seancën e sotme gjyqësore janë edhe dëshmitarët, respektivisht mjekët dhe personeli mjekësor që kanë qenë prezent kur nga reparti i Gjinekologjisë mjeku anesteziolog transmetoi në rrjetin social “Tik Tok” pamje të drejtpërdrejta nga gratë në spital.

Rasti po udhëhiqet nga gjykatësi Nazif Iljazi, i cili njoftoi se Dervishi nuk ka qenë asnjëherë më parë i gjykuar. Ndërkaq, anesteziologu Dervishi tha se e di se për çfarë akuzohet, e pranon akuzën dhe se është penduar për atë që ka bërë. Pas kësaj Gjykata solli vendim që të vazhdohet me fazën përfundimtare./tv21.tv

Comments