Dëme ndaj 4 automjeteve zyrtare e 5 policë të lënduar në veri

207
fresco

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se pesë policë janë lënduar nga persona që janë tubuar në hyrje të objekteve komunale.
Ata, me qëllim që të pengojnë fillimin e punës së kryetarëve, kanë filluar me hedhjen e shok-bombave e lëshim të alarmit, përcjell lajmi.net.

Tutje, policia ka shtuar se është në gatishmëri të veprojë, ndërsa sipas urdhrave zyrtarë, ka qenë e angazhuar në ndihmë të strukturave komunale në tri komunat veriore.

Comments