Kërcënon Beogradi zyrtar: Ndalu Albin Kurti, në të kundërtën i tërë rajoni mund të marrë flakë!
Albin Kurti është përgjegjës për gjithçka që ndodhi dje në Zveçan”, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, duke përsëritur se edhe sot porosia më e rëndësishme për përfaqësuesit e Quintit do të jetë që “të arsyetojnë Kurtin”, sepse, siç theksoi ai, “në të kundërtën gjithçka mund të shkojë në një drejtim të pakthyeshëm dhe t’i vërë flakën gjithë rajonit”.
Zjarrvënës i Ballkanit, Albin Kurti, ka dashur dje t’i vërë zjarrin të gjithë rajonit dhe rezultati i atij konflikti është se 52 civilë u plagosën nga pala serbe, tre prej tyre rëndë”, tha Petkoviq.
“I urojmë shërim të shpejtë të gjithëve, shpresojmë që të mos ketë viktima dhe nuk e kemi problem ta themi këtë. Serbët nuk kanë dashur kurrë një konflikt me Kfor-in, ai që ka dashur konfliktin ka qenë Albin Kurti dhe kur i shikon të gjitha veprimet e tij, ai dëshiron konflikte, ai dëshiron të provokojë luftë, sepse kjo është mënyra e vetme për të shmangur përmbushjen e detyrimeve të tij, në radhë të parë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Udhëheqja e Serbisë dhe Përfaqësuesit e Listës Serbe morën garanci serioze nga perëndimi, mbi të gjitha nga KFOR-i, se nuk do t’i lejojnë pushtuesit Gauleiter të hyjnë në ndërtesat serbe”, tha Petkoviq.

