Reagon Vetëvendosje: Disa deputetë të PDK sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat

211

Lëvizja Vetëvendosjes ka reaguar pas përleshjes së deputetëve të PDK-së dhe mazhorancës në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje në një reagim në Facebook ka shkruar se krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk i ndale në sjelljen e rendit dhe kushtetutshmërisë në Repbulike.

“Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim duke treguar për betejën e Republikës së Kosovës për shtrirje të rendit e të ligjit në veri të vendit, disa deputetë të PDK sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Vetëvendosje.

Comments