Nga e hëna, regjim i posaçëm i komunikacionit në tunelin e rrugës Shkup-Bllacë

333
fresco

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton sot se nga e hëna (11 shtator) do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin e rrugës Shkup-Bllacë, për shkak të punimeve ndërtimore – rehabilitim i tunelit. Do të ketë semafor që do të shërbejë për kalim të alternuar të automjeteve.

midle

Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Comments