Samiti i Berlinit në Tiranë, Rama zbulon emrat e liderëve europianë që marrin pjesë

Shqipëria do të organizojë nesër (6 tetor) për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit.
Samiti i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së do të mbledhë ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot disa prej emrave të liderëve europianë që marrin pjesë, teksa deklaron se po bëhen përgatitjet e fundit.
“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian????????????????????????”, shkruan Rama.
Rama Fb
Samiti do të paraprihet sot me një takim ku do të mbledhë bashkë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.
Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit u prezantua në 28 gusht 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
/Gazeta Express