Tiranë/ Ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikën dentare, 3 vjeçari qëndroi dy ditë në koma

377
fresco

3 vjeçari që iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për mjekimin e dhëmbëve në një klinikë private tre ditë më parë, qëndroi dy ditë në koma dhe pastaj ndërroi jetë te pediatria e Tiranës.

Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, fëmija nuk është zgjuar. Mjeku u ka thënë të shkojnë në shtëpi se do të zgjohet.

Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.

Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.

Comments