Këngë, brohoritje e përqafime – kjo ishte festa e futbollistëve të Shqipërisë në dhomat e zhveshjes [Video]

998
fresco

Kombëtarja shqiptare e futbollit të enjten mbrëma arriti fitore me “aromë” Evropiani kundër Çekisë.

Kuqezinjtë triumfuan 3:0 kundër Republikës Çeke në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Rëndësia e ndeshjes ishte e jashtëzakonshme, andaj edhe festa e fitores ishte e madhe në taborin kuqezi.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet nga festa e futbollistëve, stafit dhe krerëve të FSHF-së në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të takimit.

Pas kësaj fitore Shqipëria mbetet në vendin e parë me 13 pikë dhe i duhen vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.

Polonia fitoi ndaj Ishujve Faroe dhe merr vendin e dytë me nëntë pikë kurse, Çekia mbetet në vendin e tretë./Lajmi.net/

Comments