Ushtarët britanikë po ruajnë kufijt e Kosovës

Ushtria Britanike po ruan kufijtë e Kosovës.
Pjesëtarët anglezë të KFOR-it po patrullojnë kufirin me Serbinë, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur vet KFOR-i me anë të një postimi në Facebook.
Aty thuhet se patrullimi po ndodh pas tensioneve të shtuara në veri.
“Ushtarët britanikë nga Forca Rezervë Strategjike e NATO-s kryejnë patrulla përgjatë vijës kufitare administrative dhe ofrojnë mjete inxhinierike për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një shkollë lokale në Kosovë. Njësia u mobilizua pas tensioneve të shtuara në Kosovë, në mënyrë që të sigurojë aftësinë e #KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. /Lajmi.net/