Ministria e Mbrojtjes e konfirmon se personi i tretë i arrestuar për vrasjen e Lirdona Murselit është pjesëtar i FSK-së

491

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar pjesëmarrjen e një pjesëtari të FSK-së, me iniciale K.K si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.vOrganet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë.

Comments