Policia: Dje arrestuam 20 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale

253

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona për vepra dhe incidente të ndryshme.

Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara në të gjitha rajonet e vendit, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se 15 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa 2 në vuajtje të dënimit.

Ndërsa tre të tjerë me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/

Comments