Sulmi i Iranit ndaj Izraelit/ Osmani rreth 50 shtetas të RMV-së ndodhen në Izrael – Formohet shtab krize!
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit gjatë natës së kaluar, duke thënë se mund të çojë në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme.
Osmani tha se nëse nuk parandalohen dinamikat e mëtutjeshme negative, ka potencial të shndërrohet në luftë rajonale, e cila direkt ose indirekt do të ketë ndikim jashtë rajonit.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi se së bashku me agresionin aktual të Rusisë në Ukrainë, një tjetër krizë serioze ushtarake rajonale në Lindjen e Mesme mund të ketë implikime dramatike ndaj paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.