Ushtria e Serbisë marshon në qytetin boshnjak pa lejen e Presidencës së Bosnjes

392
fresco

Pjesëtarë të Forcave të Armatoszura të Serbisë kanë marshuar të dielen në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, pa marrë leje nga Presidenca trepalëshe e Bosnje-Hercegovinës, raportoi Radio Evropa e Lirë dhe mediat boshnjake.

Zheljko Komshiq, anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës ka reaguar në Facebook duke thënë se “duhet të mësohet menjëherë se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës”.

“Presidenca e BeH nuk e bëri këtë. A e bëri Ministria e Mbrojtjes? Kjo duhet të mësohet menjëherë. Nëse nuk ishte as Ministria e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni,” tha Komshiq, i cili është përgjegjës për politikë të jashtme dhe siguri.

Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, Zukan Helez, dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Goganoviq, nuk iu përgjigjën thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për koment.

Comments