Osmani reagon pas atentatit ndaj Trump: Çdo lloj dhune politike është absolutisht e papranueshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tentim atentatit ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump.
Përmes një postimi në rrjetin social twitter, Osmani ka thënë de dhuna politike është e papranueshme kudo që ndodh.
Ajo ka shprehur solidaritet për ish-Presidentin Donald Trum dhe familjen e tij.
”Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë. Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë.”, ka shkruar Vjosa Osmani në Twitter./IndeksOnline/