Aksidenti i rëndë në Rrugën e Kombit, dy vetura u përplasën, u dëmtuan tetë tjera- një person i lënduar

563
fresco

Aksident i frikshëm në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

TCH raporton se janë përplasur dy automjete, njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve.

Sipas të dhënave nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Comments