Osmani takon presidentin Macron, diskutohet për integrimin e Kosovës

220
fresco

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin francez, Emmanuel Macron.
Osmani njoftoi se me Macron janë takuar dje ku edhe kanë diskutuar mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë në dobi të të gjithë qytetarëve.

“Dje, me presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, shkruan Osmani.

Presidentja Osmani është duke qëndruar në Britani të Madhe, në kuadër të Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Osmani gjithashtu ka takuar edhe liderë të tjerë botërorë, në mesin e tyre kryeministrin belg të cilin e falënderoi për mbështetje ndaj shtetit të Kosovës./Lajmi.net/

Comments