Hamiti: Vendim për keqardhje, njohja e pasaportave të lëshuara nga strukturat ilegale serbe

247
fresco

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian që t’ua liberalizojë vizat serbëve të Kosovës, të cilët mbajnë pasaporta ilegale të Serbisë.
Hamiti përmes një postimi në rrjetin X ka thënë se vendimi nga BE-ja për njohjen e pasaportave të cilat sipas tij janë të lëshuara nga strukturat paralele/ilegale serbe në Kosovë është për keqardhje.

“Vendimi për keqardhje nga #BE për njohjen e pasaportave të lëshuara nga strukturat paralele/ilegale serbe në Kosovë“, ka thënë Hamiti. /Lajmi.net/

Comments